AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasada britanike: Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament

Ambasada britanike në Tiranë përshëndeti progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur.

“Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike.

“Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thekson Ambasada britanike.

Fraksion.com