AktualitetTë fundit

“Provat e dhunës janë në trup”, reagon Elia Zaharia: Me vajzën jetojmë në shtëpinë që Princ Leka braktisi, prona

Elia Zaharia ka reaguar sërish për sherrin me Princ Lekën në Pallatin Mbretëror dhe për kallëzimin në polici.

Në një intervistë televizive, Elia tha se ka parë me sytë e saj kur Princ Leka ka sulmuar dhunshëm babain e saj, Gjergj Zahararia.

Sipas saj, Gjergj Zaharia ka shenja dhune në trup. Ajo mohoi që sherri të ketë ndodhur për çështje pronash.

Elia theksoi se babai i saj ndodhej në Pallatin Mbretëror prej 10 ditësh, pasi po ajo ishte me temperaturë dhe po kujdesej për të.

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, deklaroi Elia.

Pak ditë më parë Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata u bë edhe më e madhe, kur u publikuan edhe pamjet e dhunës brenda pallatit.

Vetëm dy ditë pas përplasjes fizike (5 mars) mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për secilin preh tyre, të cilët janë në proces divorci.

Sipas informacioneve, gjykata nuk ka pajisur me urdhër babin e Elias, Gjergj Zaharinë, i cili po ashtu u përfshi në këtë gnjarje. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Princ Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

 

Fraksion.com