Jonida Maliqi flet për raportin me Romeo Veshajn dhe akuzat se ai….
Jonida Maliqi ka folur për raportin me Romeo Veshajn, duke komentuar edhe akuzat që janë hedhur ndaj tij në BBV.
E ftuar në episodin e dytë të podcastit të ri nga Isli Islami “N’audi”, ajo u pyet lidhur me tezën që u ngrit ndaj Romeos se ka përdorur lidhjet për famën që ka sot. Sipas saj, nëse lidhja e tyre do ishte për interes, nuk do qëndronin për dy vite bashkë.
Sot, tha ajo, ata kanë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin dhe ruajnë respekt për kohën që kanë kaluar bashkë!
“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi (që Romeo tha se më ka dashur). Të dy ruajmë miqësinë, interesohemi për gjërat e njëri-tjetrit, më pyet e pyes si shkojnë gjërat. Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë raporte të mira, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Këtu boll!
Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar për shkak të kam qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë. Ah, mund të ketë patur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi…
Po s’ka qënë ai qëllimi (që të merrte famë prej meje) sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për “qëllimin”…”
Fraksion.com