Goditën për vdekje me thikë 19-vjeçarin, arrestohet autori i vrasjes në Fier
Ajo që nisi si plagosje, përfundoi me një viktimë. Katër të rinj u përfshinë në një konflikt të çastit në një lokal në qendër të Fierit, ku një 19-vjeçar është goditur me thikë dhe më pas ka humbur jetën më pas në spital nga plagët e marra.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve.
‘Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Një prej autorëve është shpallur në kërkim, ndërsa një person është në spital i plagosur.
Fraksion.com