AktualitetPolitikëTë fundit

Balluku në Dibër: Dyert e PS-së janë të hapura për të gjithë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh drejtuese politike e PS në qarkun e Dibrës, Belinda Balluku gjatë takimit të hënën me strukturat e partisë në Dibër, tha se “dyert e PS-së janë të hapura për të gjithë”.

Duke marrë fjalën në këtë takimin për procesin e rienergjizimit të PS me organizatën socialiste 1140 Peshkopi, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, Balluku tha se, “në kuadër të procesit të rienergjizimit të PS-së, edhe në qarkun Dibër vijmë me rezultate përtej angazhimeve sa i takon anëtarësimeve të reja në PS dhe përfaqësimit të gruas në partinë tonë”.

Balluku tha se, në fokusin tonë kryesor është rritja e radhëve të partisë me gra dhe vajza, me të rinj dhe të reja.

“Është bërë një punë e mirë dhe është synim parësor i joni, që kjo stafetë duhet pasuar, duhet të ngrihet kapacitete të reja njerëzore, duhet të kemi një frymë të re që prek të gjitha brezat dhe të gjitha zonat sado të largëta dhe cilindo mentalitet që ka qenë dominues”, u shpreh Balluku.

Ajo deklaroi se këtë premtim socialistët e kanë përmbushur dhe PS e qarkut Dibër ka synim përmbajtjen brenda afateve.

“Në Asamblenë e fundit të PS-së është lënë detyrë nga Kryetari që edhe në zonat e largëta që kanë një mentalitet për sa i takon pjesëmarrjes së gruas në organizatat bazë të partisë,  të krijoheshin organizata bazë të dedikuara për gratë. Kjo është një detyrë e realizuar me sukses dhe sot kemi 6 organizata të reja të krijuara në zonat e largëta, siç është Kalaja e Dodës, Slova apo dhe Ostreni”, tha Balluku.

Fraksion.com