Life StyleTë fundit

“E shikoj më shumë si lojtare sesa të dashurën time”, deklarata e Romeos pas krisjes me Heidin: Le të bëjë lojën

Romeo ka sqaruar gjatë spektaklit të sotëm marrëdhënien e tij me Heidin, e cila është e krisur prej disa ditësh.

Ai tha se ka arritur në pikën që e sheh më shumë si lojtare sesa të dashurën e tij.

“Jam pa fjalë. Nuk e mendoja kaq të gjerë këtë diskutimin, Nuk mendoja se kishin folur kaq shumë për mua dhe Heidin. Prandaj të thash mos u jep llogari njerëzve. Unë e shikoj shfrytëzim situate për të parë interesat e tyre, nga Juli i pari që i thotë ‘ai pa ty nuk bën dot, ti po’, nga Ledjona që është e merakosur më shumë për lojën time dhe të Heidit  sesa për lojën e saj.  Unë nuk kam askujt për detyrë për tu dhënë shpjegime. Mund të kem gabime. Unë ndjesinë e kam me Heidin, por lëmsh ndjesinë që nuk i besoj këtu brenda për shkak të gjithë veprimeve. E shikoj më shumë si lojtare sesa të dashurën time. Nuk ka asgjë të keqe të shohi lojën. Kuptoni edhe ndjesinë, kjo ka filluar te pulsanti. Kam menduar se duke parë që un jam me nerva me x njeri të paktën mos ma sill afër dhe mos qesh. Unë kur i hedh gjërat mas shpine, i hedh. Komenti ‘dua më shumë vëmendje’, ca do më. Françeskën nuk e besoj, askujt ktu brenda nuk i ha as për mua as për këtë vajzën”-u shpreh Romeon.

Fraksion.com