AktualitetTë fundit

Të dielën anulohen lundrimet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit gjatë tre ditëve në vijim do të ndalohet lëvizja e anijeve të pasagjerëve në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Po ashtu, do të ndalohet lundrimi për të gjitha mjetet e vogla si dhe për anijet e peshkimit.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Juglindje, Jug-Jugperëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.

Sipas DPD-së, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e diel.

Ditën e diel datë 10.03.2024 do të ndalohet lëvizja e anijeve për pasagjerë në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Në lidhje me linjën Sarandë-Korfuz-Sarandë DPD do të informojë në ditët në vijim.

DPD u kërkoi subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. -Brindisi-Vlorë.

Fraksion.com