Life StyleTë fundit

3 tendencat më të reja të vetullave për vitin 2024

Tendencat e bukurisë, ndryshojnë çdo sezon. Megjithatë, trendet e vetullave po ndryshojnë me një ritëm më të ngadaltë, pasi vetullat e trasha janë ato që kanë mbizotëruar vitet e fundit.

Edhe pse pamja natyrale është ajo që preferojnë shumica e femrave për vetullat e tyre, ka disa trende që kanë filluar të fitojnë gjithnjë e më shumë fansa së fundmi, sipas themelueses së markës “Anastasia Beverly Hills”, Anastasia Soare. Ja kush janë ato:

Vetullat e holla

Vetullat e zbardhura

“Kam vite që i bëj vetullat e Kendall Jenner-it. Kur je brune dhe zbardh vetullat për të hapur tiparet, ngjyra del portokalli. Ky është procesi. Adoptimi i trendit të vetullave të zbardhura për një sesion fotografik është i lezetshëm sepse i sjell sytë në qendër të vëmendjes. Unë nuk jam një adhuruese e madhe e trendit nëse nuk është vetëm për një ditë.”

Vetullat e laminuara

“Vetullat e ngritura padyshim që kanë një strukturë të ndryshme nga flokët në kokën tonë. Kur dikush bën petëzimin, vetullat përfundojnë të ngritura dhe qimet plotësisht të drejta. Nuk mendoj se duken shumë natyrale, por nëse dikush e dëshiron këtë efekt, atëherë jam dakord.”

 

Fraksion.com