AktualitetPolitikëTë fundit

Rama dënon Rusinë për sulmin me raketa në Odesë: E pamatur dhe e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në Odesa të Ukrainës, duke rrezikuar dhe jetën e kryeministrit të Greqisë Mitsotakis dhe presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky.

Rama thotë se sulmi me raketa në Odesa është një provokim i rrezikshëm.

“Dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit të Greqisë Mitsotakis, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, përfundon Rama.

 

Fraksion.com