AktualitetTë fundit

Momenti i ekstradimit të Gëzim Çelës, narkotrafikanti shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela,  i njohur ndryshe si ‘Baroni’ është ekstraduar sot për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Pamjet tregojnë momentin e ekstradimit të Gëzim Çelës.

Efektivët e Policisë së Shtetit po e pritën Çelën në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, nën masa të rrepta sigurie, ku u bë dorëzimi nga pala kosovare.

“Baroni i drogës” u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

 

Fraksion.com