“Leka filmonte ish-bashkëshorten në gjendje të rënduar”, Miku i Princit habit me deklaratën: Nuk i shihja kurrë bashkë me vajzën
Andi Llabuti, ish-fotograf i oborrit mbretëror dhe mik i princ Leka Zogut tha se çifti mbretëror kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin kohët e fundit.
Ai tha për “Good Morning Albanians” se i ka njohur si çift që prej 2016 dhe mes tyre nuk ka pasur kurrë kimi megjithatë krisja më e madhe mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë.
Ai tha se kurrë nuk i shikonte të dy bashkë, apo të tre bashkë, me vajzën e vogël.
“Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund t’i shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën.
Mundoheshim të mbulonim ato “bëmat” e brendshme. Thoshim Elia është në këtë aktivitet, princi është në këtë aktivitet. Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët. Duke e njohur princin prej shumë kohësh, sado ai përpiqej të jepte ngrohtësi, e tradhtonte fytyra”,-tha ai.
Kujtojmë se ditën e djeshme lajmi se ish-vjehrri ka dhunuar princ Lekën teksa ai shkoi të takonte vajzën e vogël 3 vjeç, Geraldinën, mori përmasa të mëdha. Princi denoncoi ish-vjehrrin, ndërkohë që Elia dhe i ati, Gjergji denocuan gjithashtu princin Leka dhe thanë se ishte ai që i sulmoi dhe i goditi i pari.
I ati i Elias, u shpreh se është i moshuar dhe nuk mund të dhunojë askënd, ndërsa princi supozon se ai i ka qëlluar me një statujë druri dhe i ka grisur xhupin në prani të vajzës. Sipas tij, debatin e nisi Gjergji, i cili iu drejtua me fjalë ofenduese.
Ditën e djeshme gjithashtu në rrjet qarkulloi edhe një video (të cilën besojmë e keni parë), ku Leka filmonte ish-bashkëshorten në një gjendje të rënduar, e cila qante dhe i bërtiste se ai i kishte goditur të atin.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se në krahët dhe duart e Elia Zaharisë janë gjetur shenja dhune. Konfirmimi vjen pas padisë së Elias kundrejt princ Lekës, me të cilin është në një proces divorci.
Fraksion.com