Dhuna në oborrin mbretëror, Togat e zeza: Çifti të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri! Takimi me vajzën në prani të dados
Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zaharia shfaqet në dyert e gjykatës.
Gjykata Civile e Tiranës firmosi sot dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.
Seanca u mbajt sot paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.
Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë. Burime konfirmojnë për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme. Ndërsa nuk është pranuar kërkesa e Gjergj Zaharisë.
Në fotot e mëposhtme është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.
Fraksion.com