AktualitetTë fundit

Vëllai i madh e qëlloi me armë, 57-vjeçari iu kundërpërgjigj me sëpatë, detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë

Prona është bërë shkak i një sherri mes dy vëllezërve në fshatin Çukas të Lushnjës.

Vëllai i madh 70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore.
57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.
Burime konfirmojnë se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.

“Lushnjë/Informacion paraprak

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fraksion.com