Tjetë sherr në Mat, 61-vjeçari godet me sende të forta vëllanë e tij
Parandalohet një ngjarje e rëndë në Mat. Një 61-vjeçar, Selim Sulaj, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se goditi me sende të forta vëllanë.
Mat/U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.