Life StyleTë fundit

Si policia e priste Liamin në dhomën e surprizave, detaje

Forcat policore e prisnin në dhomën e surprizave Liam Osmanin për ta shoqëruar drejt Komisariatit, ku aktualisht ai ndodhet pas hekurave.

Osmani do të përballet me akuzën për “mashtrim” dhe është banori i parë me qëndrimin më të shkurtër në shtëpinë më të famshme.

Në dhomën e rrëfimit ai është shprehur i emocionuar për eksperiencën që po e priste teksa premtonte se do të luante fort për të fituar çmimin e madh. Megjithatë plani mori një tjetër rrjedhë me mbërritjen e forcave policore në ambientet e “BBV”.

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.

Për çfarë akuzohet?

Liam Osmani rezulton i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Vetë Liam Osmani ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi. I gjithë procesi ndaj tij ka një sërë pikëpyetjesh, që nga shqyrtimi i kësaj çështje nga Gjykata Penale, kur mund të ishte zgjidhur përmes përmbarimit, te vendimi nul, për shkak se në momentin e dënimit, Liam Osmani kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Videoja e plotë e Liam Osmanit, momentit të arrestimit dhe çfarë deklaroi në dhomën e rrëfimit: 

 

 

Fraksion.com