Çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit në Durrës? Detaje: 22-vjeçarja nga Venezuela tentoi të largohej nga dritarja
Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e Durrësit, ku një 22-vjeçare nga Venezuela pas sherrit me një 39-vjeçar nga Shijaku brenda dhomave të një hoteli ka përfunduar mbi çadrat e një lokali.
Burime bëjnë me dije se 22-vjeçarja venezueliane Darjana Linares, është vetë hedhur nga dritarja e një hoteli, pas një sherri fizik me 39-vjeçarin Ismet Zoto.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 22-vjeçarja mësohet se jetonte në vendin tonë prej afro 1 viti. Pas një zënke që është konsumuar në katin e parë të një hoteli në qendër të Durrësit, vajza është hedhur nga dritarja dhe ka rënë sipër çadrës së një lokali që ndodhej poshtë hotelit.
Të dy kanë deklaruar se janë njohur dhe kanë rënë dakord të kenë një raport intim, pa pranuar se ky raport është ofruar kundrejt pagesës, gjë që do t’i vinte të dy para kryerjes së një vepre penale. Për një shkak krejt banal, të dy janë përfshirë në një sherr fizik dhe për t’i shpëtuar dhunës, vajza nga Venezuela është hedhur mbi tendën e lokalit, nga ku ka zbritur vetëm pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe policisë.
Në polici, vajza ka mohuar ushtrimin e prostitucionit, po ashtu dhe 39-vjeçari mohon se ka paguar para për të marrë shërbim prej saj. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qendër të qytetit të Durrësit, në një godinë ku jepen apartamente me qira. Darjana Linares nga Venezuela së bashku me tri shoqe, kanë marrë një apartament me qira në katin e dytë të godinës. Konflikti sipas policisë, ndodhi për motive të dobëta, ndërsa vijojnë hetimet për të vërtetuar dyshimet se e huaja ushtronte prostitucion në këtë apartament në qendër të qytetit.
Pas ngjarjes dhe dërgimit në spital të 22-vjeçares, shoqet e saj kanë tentuar të largohen nga apartamenti, duke shtuar dyshimet për veprimtarinë e tyre në Durrës.
Ajo ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që dëmtime ka marrë edhe 39 vjetari. Në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur transportimin e të dyve drejt spitalit dhe po mjekohen për shkak të plagëve të lehta.
Fraksion.com