Çështja ‘Gërdeci’, Nis seanca gjyqësore për ish-ministrin Mediu, pritet dëshmia e ish-drejtorit të punishtes së demontimit
Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”.
Kujtojmë se herën e kaluar seanca e 21 shkurtit u shty për shkak të mosprezencës së gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.
Në seancën e sotme pritet të dëshmojë edhe Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec.
Minxolli ka mbërritur në ambientet e GJKKO.
Minxolli është thirrur dëshmitar, por duke qenë bashke i pandehur ka të drejtë të mos dëshmojë.
Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Mediu ka deklaruar në daljet e tij publike se nuk ka shkelur detyrën dhe ka respektuar të gjitha procedurat gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.
Fraksion.com