Atentati ndaj 54-vjeçarit afër shkollës në Lezhë, dyshohet se autorë ishin katër persona
Një konflikt i disa ditëve më parë dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit Agron Puka.
Sipas hetimeve paraprake, autorët kanë qenë katër persona. Njeri prej tyre ka qëlluar me armë. Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni në Rrilë, pasi janë rrezikuar nga të shtënat me armë.
Puka ishte duke lëvizur me makinën e tij, kur u qëllua. Dyshohet se ka marrë një plumb në krah dhe aktualisht, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Fraksion.com