AktualitetTë fundit

SPAK kërkon 2.6 vite burg, mbahet sot seanca për Belerin në GJKKO! Greqia sulmon gjyqtaren Irena Gjoka

Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbahet këtë të martë seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, që akuzohet për blerje votash.

Seanca pritet të nisë në orën 13:00.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, është vënë vazhdimisht në qendër të sulmeve nga ish-kryeministrin Sali Berisha, së fundi edhe nga mediat greke, teksa Greqia e quan të paligjshëm moslejimin e Belerit për t’u betuar.

Disa portale kanë shkruar se gjyqtarja Gjoka ka qenë dikur në Greqi me letra të parregullta. Një portal madje e ka cilësuar Gjokën, si vegël të qeverisë shqiptare! Ky është rasti se si një vend anëtar i BE-së i bën presion drejtësisë shqiptare. Presion që ka ardhur edhe përmes kërcënimeve për çështjen e Integrimit, ku Greqia ka vendosur veton ndaj Shqipërisë.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

 

Fraksion.com