Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi që kryente punimet! Ende nuk është marrë në pyetje deputeti i PS-së, Bujar Çela
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.
Shpërthimi i ndodhur më 1 mars 2024 në kapanonin në ndërtim në periferi të Lushnjes i mori jetën babë e bir, ndërsa u plagosën 7 të tjerë mes tyre dhe deputeti Bujar Çela pronar i magazinës.
Në pranga ka rënë sipërmarrësi që do kryente punimet, Leonard Gjini, pronar i Gjini Konstruksion sh.p.k. një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur.
Ai ka qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes.
Sipas dëshmisë së tij në prokurori kontrata e sipërmarrjes me Bujar Çelën për ndërtimin e magazinës është kryer më 27 nëntor 2023
Policia thotë se ai ka lejuar punimet pa respektuar rregulloret e sigurimit Teknik duke sjellë dhe pasoja të rënda.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda’ informoi sot policia e Fierit.
32 vjeçari banues në fshatin Goriçaj u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.
Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01 mars 2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë ende nuk është marrë në pyetje deputeti i PS-së Bujar Çela.
Çfarë deklaroi sipërmarrësi në prokurori
Pas shpërthimit Prokuroria ka marrë në pyetje Leonard Gjinin i cili ishte pronar i Gjini Konstruksion sh.p.k.
I pyetur ky i fundit thotë se në vendngjarje nuk ka pasur asnjë punonjës të tij pas ende nuk kishte nisur punë që prej lidhjes së kontratës dhe po priste momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve. Por sipas prokurorisë janë kryer punimet nga dy viktimat që nuk ishin kontraktuar.
Është pyetur shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Çela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhej me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve.
Fraksion.com