AktualitetPolitikëTë fundit

“Nikolla e hoqi Berishën nga lista”, Baçi: Po përgatitet opinioni për heqjen e mandatit të deputetit

Deputeti Luan Baçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka hequr nga lista e deputetëve Sali Berishën në mënyrë që të përgatitet opinioni për heqjen e mandatit të tij.

“Mbahet kryetari i opozitës i arrestuar në shtëpi pa akuzë, thjesht si person nën hetim. Gjyqtarja me dy mbiemra, përsëri shtyn gjyqin. Një herë nuk kishte kohë, një herë tjetër gjen një artificë.

Gjen mënyra që Sali Berisha të qëndrojë nën arrest 6 muaj derisa t’i hiqet imuniteti. Çfarë ndodh në Parlament? Kemi qenë një listë deputetësh të përjashtuar nga Partia Demokratike.

Këtë herë, nuk e di mbi ç’bazë, Lindita Nikolla e ka hequr emrin e Sali Berishës si deputet, në mënyrë që të përgatisë opinionin për t’i djegur mandatin. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që zbatojnë urdhrat e kryeministrit. Kur arrijnë ta bëjnë me Sali Berishën, një nga njerëzit më të pushtetshëm në 30 vite, imagjinoni çfarë mund ta bëjë me Fredi Belerin”, theksoi ai.

 

Fraksion.com