AktualitetPolitikëTë fundit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi rreth 2 orë e gjysmë në SPAK

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur mëngjesin e të martës në dyert e Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ai iu përgjigj fletëthirrjes për t’u paraqitur në orën 10:00 në SPAK dhe qëndroi për rreth 2 orë e gjysmë.

Ende nuk dihet se përse prokurorët e posaçëm e thirrën ministrin e Mbrojtjes.

Në dalje të Prokurorisë së Posaçme, Ministri i Mbrojtjes nuk ka ndarë asnjë informacion me median. “Nuk kam asgjë për të thënë”, tha Peleshi.

 

Fraksion.com