AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Kate Middleton bën daljen e parë publike pas operacionit

Kate Middleton u pa në daljen e saj të parë publike pas shtrimit në spital për një operacion abdominal.

Në fotot e publikuara, Middleton shihet duke mbajtur syze dielli teksa ishte e ulur ne sediljen e pasagjerit, ku makinën po e ngiste nëna e saj, Carole. Kjo dalje shënon herën e parë që Kate është parë në publik.

Ajo u pa për herë të fundit publikisht më 25 dhjetor kur mori pjesë në shërbimin e mëngjesit të Krishtlindjeve me Princin William, dhe tre fëmijët e tyre: Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte, në Kishën Sandringham në Sandringham, Norfolk.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe pritet që ajo të qëndrojë në spital për 10 deri në 14 ditë, përpara se të kthehet në shtëpi për të vazhduar rikuperimin e saj”, thuhej në një deklaratë nga Kensington Palace në kohën e procedurës së saj. “Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve.

 

Fraksion.com