AktualitetTë fundit

I rrethuar nga policë, dalin pamjet e arrestimit të Liam në BBV

Arrestimi i ish-banorit të “Big Brother Vip” Liam Osmani është një nga lajmet që po qarkullon më së shumti në rrjet dhe ka bërë bujë të madhe.

Në emisionin “Top Story” drejtuar nga Grida Duma shihet momenti i arrestimit të tij në shtëpinë më të famshme, ende pa bërë 24 orë nga hyrja e tij si banor i ri.

Në pamje  shihet Liam i rrethuar nga policë jashtë ambienteve të shtëpisë.

Dy ditë më parë, u njoftua nga Policia e Tiranës se Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave.

Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studion e “Top Story” tha se arresimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.

Duma: Kemi pamjet ekskluzive kur 5 trupa policie shoqërojnë Liamin me këtë skrupolozitet dhe këtë pompozitet, i cili, ma lejon Alket të them është shou?

Curri: Imagjino çdo kishin bërë për një me rrezikshmëri të lartë. Do kishin ardhur 50 vetë.

Duma: Pse?

Shatro: Aty në fakt tre vetë kanë qenë.

Duma: Po të tjerët janë shoqërues të shoqëruesve?

Shatro: Mos janë pjesë e stafit lëvizës.

Nebijaj: Nga Topi jo.

Duma: Nga regjia më konfirmojnë se asnjë nuk është pjesë e stafit tonë. Mos nuk njihni ju stafin tuaj?

Shatro: Unë i njoh shumë mirë kush janë.

Nebijaj: Një çun atje para me kapuç mund të jetë i Topit.

Shatro: Mbetën katër.

Duma: Katër, pak janë?

Shatro: Për një person në kërkim është mëse normale 4.

Nebijaj: I kemi parë, i kemi parë edhe këta të tjerët në kërkim.

Duma: Po ta dinte ky individi mund t’i thoje “hajde paraqitu dhe të vinte vetë”?

Shatro: Atë nuk mund ta di unë që mund të vinte vetë. Për një person në kërkim 4 veta është mëse normale. Që në momentin e parë që është bërë saktësimi i shtetasit që është i dënuar, Liam Osmani, ka pasur një bashkëpunimin e stafit të Big Brother që është komunikuar dhe është gjetur bashkëpunimi me ta. Kemi shkuar te ambientet ku ka dalë ky zotëria që flasim dhe kaq.

Duma: Nuk ka dyshim që do keni bashkëpunim. Duket sikur Big Brother iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë shou për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ne nuk e çuam te Interpol. Juve nuk u duhet bashkëpunimi.

Shatro: Ne kemi edhe procedurat tona standarde sepse një person në kërkim nuk mund ta marrim vetëm me një person

Duma: Duhej patjetër me katër?

Shatro: Mund të ishte edhe me 10.

Curri: A mund ta tregojmë si operacion se e kemi operacionin. është operacioni “gracka” si ka nisur dhe si ka bitisur.

 

Fraksion.com