AktualitetBota+Të funditTeknologji

BE gjobit Apple me 1,8 miliardë euro

Komisioni i BE-së gjobit Apple për abuzim në treg. Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit.

Sipas Komisionit, Apple ndalon ofruesit e tjerë të transmetimit muzikor që të shesin abonime në iPhone dhe iPad: kështu ata nuk lejohen të japin informacion për çmimet, ose të përfshijnë lidhje me faqet e internetit përmes të cilave mund të merret një abonim. “Kjo është e paligjshme sipas rregullave të BE-së,” argumentoi Komisioni.

Menjëherë pas njoftimit Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit. Sipas avokatëve të Apple, Komisioni i BE-së nuk ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme për dëmtimin e konsumatorëve.

 

Fraksion.com