Rama në shkollën profesionale në Rrëshen: Në partneritet me kishën, do investojmë për zgjerimin e kapaciteteve
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në shkollën profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen që ofron studime në fushat hoteleri – turizëm, elektroteknikë, informatikë, shërbime mjetesh e transporti, instalues sistemesh hidrosanitare.
Ky institucion, i krijuar nga angazhimi i kishës katolike dhe pasionit të Dom Gjergj Metës, një ofron një sistem të mirë-organizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit.
Për degën e elektronikës në shkollë janë rreth 70 nxënës, ndërsa në total janë 400 nxënës, që ndjekin mësimet në shkollën profesionale “Shën Jozefi Punëtori”.
Kryeministri Rama gjatë vizitës u interesuar për statistikat e punësimit pas përfundimit të shkollës.
“Fillimisht është hapur si një qendër e formimit profesional, ka funksionuar si e tillë për tre vite deri në 2012, gjatë kësaj periudhe janë certifikuar 900 kursantë, për kurse afat shkurta, 4 mujore, 1 vjeçare, 2 vjeçare”, – u shpreh zëvendësministrja e Financave, Olta Manjani.
Sipas drejtuesve të institucionet, u bë më dije se shumica e të arsimuarve kanë gjetur menjëherë një vend pune, ndërsa në rang vendi janë 60% e të arsimuarve në arsimin profesional që punësohen menjëherë, pjesa tjetër vijojnë arsimin e lartë, ose dhe ndërmarrin iniciativa private biznesi.
Nevoja e bizneseve, jo vetëm të zonës, për punonjës të kualifikuar ka bërë që mbi 60% e nxënësve që mbarojnë shkollën të gjejnë menjëherë një vend pune.
“Tani gjithmonë e më shumë do të thellohet kjo se bizneset po e kuptojnë gjithmonë e më shumë se duhet të investojnë edhe vet për këtë sepse ndryshe nuk iu vjen njeri te dera”, – theksoi Kryeministri Rama.
Shkolla “Shën Jozefi Punëtori” ka bashkëpunim me rajonin e Trentos në Itali, por edhe me Dhomën e Zejtarisë në Dortmund.
“Kjo është edhe një nga përpjekjet që bëjmë që t’i ofrojmë biznesit që ata të financojnë shkollën dhe të interesohen për këtë. Nëse do të gjenim një mundësi bashkëpunimi, do të ishte një gjë shumë e mirë për mësuesit dhe nxënësit. Një nga bashkëpunimet më të mira që kemi pasur ka qenë me një shkollë profesionale në Trento. Ata kanë shumë përvojë në këtë gjë dhe kemi pasur shkëmbime të herëpashershme në Trento se është një rajon autonom dhe na ofron mundësi”, u shpreh Dom Gjergj Meta.
Rama u shpreh se nxënësit do luten të kalojnë nga gjimnazi i përgjithshëm tek shkolla profesionale “Shën Jozefi Punëtori”.
Shkolla funksionon edhe si qendër profesionale ku ofrohen kurse për të rritur të cilët janë në marrëdhënie pune, e njohin profesionin, por nuk e disponojnë një certifikatë të formimit të tyre profesional.
Fraksion.com