Osmani: Bazës taktike e NATO-s në Kuçovë, kontribut për rritjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sot lidhur me hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Në një postim në platformën “X”, Osmani shprehet se “hapja e Bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar për rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”.
“Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”, thekson presidentja e Kosovës.
Fraksion.com