AktualitetPolitikëTë fundit

Hasani: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, kontribut i rëndësishëm i Shqipërisë në sigurinë rajonale

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi sot se hapja e bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s, shënon një tjetër kontribut të rëndësishëm të Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe euroatlantike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasani shprehu bindjen se “me investime të tjera strategjike, kjo bazë ajrore do të rrisë lëvizshmërinë dhe aksesin e Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi”.

“Kjo është mënyra më e mirë për të festuar 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, u shpreh ai.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë u hap sot duke ofruar infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës.

Fraksion.com