AktualitetPolitikëTë fundit

Baza e NATO-s në Kuçovë, Berisha: PD mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se PD e Rithemelimit garanton NATO-n se mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën dhe mbetet e vendosur në respektimin e detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj.

Postimi:
Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme antarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj.

 

Fraksion.com