Pse RTK ndaloi papritur transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit
Përmes një statusi në mediat sociale, Adelina Ismaili njoftoi se RTK-ja i ndaloi transmetimin e emisionit “Show i së premtes”. Ajo tha se vendimi ishte marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të televizionit shtetëror.
Emisioni, i cili synonte të adresonte çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme për komunitetin tonë, duke përfshirë kombin, kulturën, fenë dhe shoqërinë moderne, u anulua nga stafi editorial i RTK-së për arsye që më prekin personalisht dhe që lidhen me një episod të shkuar të jetës sime. Shtatë vjet më parë, pata një çështje familjare që rezultoi në një vërejtje gjyqësore, një çështje që e kam zgjidhur dhe mbyllur që atëherë, duke punuar pa pushim për të ndërtuar një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme me familjen time. Është e dhimbshme që kjo ngjarje e kaluar po përdoret tani si justifikim për të më diskriminuar dhe mohuar mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim publik që mendoj se ka rëndësi të madhe për të ardhmen e shoqërisë sonë”, theksoi mes tjerash Gashi.
Teologu Drilon Gashi ka qenë i akuzuar asokohe për dhunë në familje, derisa ishte dënuar për këtë nga Gjykata Themelore e Pejës për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij.
Frsksion.com