Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina, Shkurov: Nuk ka asgjë të pamundur, është çështje kohe
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i ftuar në një studio televizive, foli për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.
Ambasadori Shkurov u shpreh se Kievi e njeh ndihmën që Kosova po jep për Ukrainën dhe se çështja e njohjes së pavarësisë është në axhendë.
“Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë atë. Sigurisht që kjo çështje është në axhendë, siç e ka përmendur Ukraina, sot po mendojmë si të dalim nga zjarri i luftës dhe çështja e Kosovës ka më shumë karakter politik, ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme. Pata përshtypje se më shumë se gjysma e një fjalimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i është dedikuar Kosovës gjatë një samiti të zhvilluar online. Kam takuar Presidenten e Kosovës, nga e cila kam kuptuar solidaritetin e plotë që ekziston ndaj Ukrainës. Nuk ka asgjë të pamundur, aktualisht është çështje kohe”, u shpreh ai.
Fraksion.com