Motra e Erjolës komenton hallvën e gatuar nga banorja
Një veprim i Erjolës ka ndezur rrjetin ditët e fundit. Ajo gatoi një hallvë, e quajtur “Hallva e vdekjes për çiftin Ilnisa-Meriton”, duke marrë kritika të shumta.
Por, për motrën e Erjolës ky vepeim ishte figurativ dhe se Erjola u hakmor ndaj Ilnisës.
“Ishte në mënyrë figurative, jo nga ana njerëzore, por nga ana e lojës. Nuk e kuptoj sepse kanë reaguar aq ashpër kur është brenda kuadrit të lojës. Nuk e di nëse e kanë përdorur këtë situatë. Nuk jam brenda Ilnisës, por mendoj se ajo e ka bërë më të madhe se duhet. Edhe ajo preku diçka te familja jonë, dhe Erjola u hakmor në thonjëza. Erjola kur është fut aty ka pasur mendime të ndryshme, pastaj është afruar aty me Julin dhe Ledionën. Ne si familje jemi ndjerë shumë të kërcënuar nga rrjetet sociale, nga njerëzit, na kanë shkruar. Unë nuk mendoj se është diçka ekstreme që të shkojë deri në ekstrem. Gjithë ky mllef për një veprim figurativp.
Fraksion.com