Horoskopi ditor e shrunë 2 mars 2024
Ky është horoskopi ditor për ditën e sotme e shtunë 2 mars 2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna shëndeti dhe ndjenjat.
Dashi
Demi
Kjo ditë do jetë e mbushur me aktivitet dhe ndryshime për ju. Mirë është te mos bëni projekte afatgjata sepse asgjë nuk mund të parashikohet. Për ju çiftet do ketë plot të reja. Do jeni më alegro dhe do dilni për t’u argëtuar, ndërkohë që mund të ndryshoni edhe shtëpi. Marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për të qenë gjithë kohës harmonike dhe e mbushur me gëzim. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm një partner, por kur ai të vije do jete vërtet si e kini ëndërruar. Në pune priten vetëm arritje, suksese dhe rritje page. Të ardhurat do vijnë duke u përmirësuar, kështu qe mund te bëni edhe investime me shume pa pasur frikë.
Binjakët
Gaforrja
Luani
Virgjëresha
Nëse i lini gjërat pas dore, mos prisni mrekulli nga planetët sot. Mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj nëse keni një lidhje. Vetëm kështu çdo çast do bëhet edhe më fantastik. Nëse jeni beqarë ka mundësi të ndihmoheni nga Merkuri dhe ta gjeni personin më të përshtatshëm. Shumë gjera do jenë ndryshe për ju. Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë para se të merrni një vendim në punë. Karriera do te ecë përpara dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze.
Peshorja
Me durim e qetësi mund të arrini çdo gjë gjatë kësaj dite. Duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta juaj në çift, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni si duhet me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen sot do jenë fantastike. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.
Akrepi
Sado që të mundoheni ju dhe planetët sot nuk do arrini dot të mbani ekuilibrin në çdo fushë. Ka rrezik që ju të dashuruarve t’iu kujtohen problemet e së shkuarës dhe atmosfera do nxehet menjëherë. Asnjëri prej jush nuk do i pranojë gabimet dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni sërish vetëm. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar. Sido që të jetë keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin. Për financat do jetë dita e përshtatshme që ju t’i organizoni si duhet të ardhurat. Po nuk u nxituat gjërat do ecin mirë.
Shigjetari
Bricjapi
Kjo do jetë një ditë disi e vështirë për ju. Do ju duhet të bëni shumë përpjekje dhe sakrifica për të arritur në fund ato që keni dashur. Mirë është të jeni të duruar dhe të merrni gjithçka me qetësi, pasi nxitimi dhe inati do ju çojnë në rrugë të gabuar. Jeta sentimentale e çifteve nuk do jetë e keqe. Partneri do ju kuptojë dhe do ju mbështesë në çdo moment. Ju beqarët duhet të tregoheni të duruar në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Mire është të mos besoni verbërisht në fjalët e bukura të disave sepse mund të zhgënjeheni. Në pune asgjë nuk do jetë e lehtë, por me këmbëngulje do ja dilni mbanë. Financat mund të kenë disa vështirësi, por nuk duhet ta lëshoni veten. Së shpejti gjërat do normalizohen.
Ujori
Kjo është dita juaj prandaj keni për të kaluar momente vërtet të bukura dhe të mbushura me emocione pozitive. Nëse keni një lidhje do e shihni sesi gjërat do ndryshojnë për mire sa hap e mbyll sytë dhe do jetoni në një oqean lumturie. Asnjëherë më parë nuk jeni ndier si do ndiheni sot. Ngjarjet të rëndësishme priten të fillojnë. Ju beqarët nga ana tjetër do keni më shumë fat gjatë mesditës. Edhe jeta juaj do bëhet më e bukur. Në punë të gjithë do kenë sukses, por pak më të privilegjuar do jenë personat e medias dhe arkitektet. Buxheti do jetë i shkëlqyer edhe për shkak të menaxhimit të mire. Mund të bëni investime, të jepni hua dhe të hiqni edhe para mënjanë.
Peshqit
Përgatituni për një ditë të mbushur me gëzim. Yjet do i keni gjithë kohës në krah. Jeta juaj në çift do jetë e jashtëzakonshme sot. Të gjithë do ju adhurojnë për mënyrën sesi do e menaxhoi marrëdhënien. Do jeni shumë më tolerantë dhe më bashkëpunues se më parë. Ju beqarët mirë është t’i bëni me kujdes llogaritë nëse nuk doni që më vonë të vuani. Më mirë prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Sektori profesional do ju entuziazmojë pafund. Do keni edhe më shumë arritje nga më parë. Financat nuk do jenë ashtu si ju i keni dëshiruar, megjithatë nuk do jenë as shumë delikate.
Fraksion.com