Forumi i Antalias, Hasani: BE nuk mund t’i shmanget zgjidhjeve të vështira nëse dëshiron të jetë
Për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Bashkimi Evropian nuk duhet të dështojë në formësimin e tranzicionit, nëse dëshiron të bëhet një aktor që mund të ndikojë realisht në ngjarjet në Lindjen e Mesme ose Ukrainë ose kudo ku do të ndodhë kriza e ardhshme.
I ftuar në një nga panelet e Forumit të Diplomacisë në Antalia, ministri Hasani vuri theksin në përpjekjet e BE-së për t’u bërë një aktor global.
“BE ka potencialin për t’u bërë një lojtar i vërtetë global dhe nuk mund t’i shmanget më zgjedhjeve të vështira. Aftësia e Unionit për të formësuar tranzicionet fillon në fqinjësinë e tij të afërt dhe zgjerimi është çelësi për të arritur këtë qëllim”, nënvizoi Ministri Hasani. Sipas kryediplomatit shqiptar, e vetmja përgjigje ndaj krizave aktuale janë përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar multilateralizmin.
“Multilateralizmi po vuan specifikisht në dy dekadat e fundit. Kemi disa organizata ndërkombëtare që nuk po japin atë që pritet. Ne jemi ende zona gri në stomakun e Evropës. Jemi rrethuar nga një kufi i BE, por ende nuk jemi të integruar. Ende duke luftuar për të zhvilluar tre elementet: demokracinë liberale bazuar në sundimin e ligjit, ekonominë e tregut të lirë dhe lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut”.
Fraksion.com