I shtrirë dhe i mbuluar me lule me arkivol të hapur: Fotoja e fundit e Navalnyt
Një foto është publikuar nga funerali i Navalnit, ku trupi i tij shihet i shtrirë në një arkivol.
Trupi i tij është mbuluar me lule, ndërsa fytyra e tij është lënë e pambuluar.
Mes thirrjeve të “Navalny”, një numër vajtuesish shtynë barrierat e kontrollit të turmës në një përpjekje të dukshme për të ndjekur procesionin e varrimit të figurës së opozitës Alexey Navalny.
Ceremonia mortore ka mbaruar dhe kortezhi është larguar nga Kisha e Ikonës së Nënës së Zotit ‘Shuar hidhërimet e mia’.
Trupi i Alexey Navalny ka mbërritur në varrezat e Borisovsky në Moskë. Videoja e transmetuar në YouTube të Navalny gjithashtu tregon fugonin që mban trupin e tij në varreza.
Varreza është rreth 2.5 kilometra (1.5 milje) nga kisha ku u bë funerali.
Fraksion.com