AktualitetPolitikëTë fundit

Zbulohet arsyeja pse Albin Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes.

Kosova në samit do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë virtualisht.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për median KP.

Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.

“Ishte një kënaqësi e madhe të flisja në Universitetin e Mbretëreshës në Belfast  sonte. Diskutova se si shpresa e njerëzve shërben si një katalizator i fortë për ndryshim dhe rolin e qeverisë në nxitjen e demokracisë për të ushqyer këtë shpresë, në kontekstin e sukseseve të Kosovës.”, shkroi në X mbrëmjen e djeshme kryeministri Kurti.
https://twitter.com/albinkurti/status/1762956317155611083
Fraksion.com