“Shqipëria është gati për të hapur negociatat”, Varhelyi – Greqisë: Marrëdhënie të mira me fqinjët, nuk ndërtohen nëse pengon tjetrin të ecë para
Shqipëria është gati për të hapur negociatat. Kështu deklaroi komisioneri Varhelyi.
Në një deklaratë të përbashkët me Ramën, Varhelyi tha se BE po përpiqet që të ndihmojë.
A do lejojë BE Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë?
Varhelyi: Veprat tuaja kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2018. E ku jeni tani. Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë grupi-kapitullin e parë.
Rama: Ne punojmë çdo ditë me komisionin si të ishim duke negociuar gjithçka që duhet negociuar zyrtarisht në këtë fazë. Kjo nënkupton që po bëjmë punën. Komisioneri po na ndihmon për të kuptuar se për çfarë duhet të jemi gati. Jemi të kënaqur me rezultatet e modelit të inteligjencës artificiale që kemi ndërtuar. Kur procesi të hyjë në fazën tjetër, do të jemi më të përparuar. Në planin e ri të rritjes, ka tregues të qartë për atë çka duhet të bëjmë së brendshmi.
Fraksion.com