Rama: Po përgatitemi për të firmosur të tjera marrëveshje, flitet për qindra miliona
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në këto 10 vite pas Procesit të Berlinit, rajoni nuk ka përparuar aq sa duhej për shkak të mendësisë.
Në një konferencë të përbashkët me Varhelyi-n, Rama se po përgatiten për të firmosur për të tjera marrëveshje, dhe flitet për qindra miliona.
“Pengesa e vetme më e madhe të cilës mund t’i trembemi është mendësia midis vendeve të rajonit. Ky plan i ri i rritjes, sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal, është saktësisht ajo që kemi rënë dakord 10 vite më parë, në procesin e Berlinit, ajo që jemi përpjekur të çojmë para Ballkanin e Hapur. Arsyeja që për 10 vite nuk arritëm që të përparonim aq sa do të donim ishte mendësia dhe ndërhyrja e retorikës së politikës së brendshme kundër mendësisë sonë. Pengimi i qarkullimit të kamionëve është kundër frymës së Procesit të Berlinit. Nëse s’do t’i bëjmë gjërat sëbashku s’do të jemi mirë. Plani i rritjes është procesi i yni i rezultateve të reformave. Në Shqipëri do të ecim para me një valë reformash.”, tha Rama.
Fraksion.com