Punonjësit të Gardës i vidhet arma e shërbimit!
Një punonjësi të Gardës së Republikës në Tiranë i është vjedhur arma e tij e shërbimit.
Sipas denoncimit që bëri në polici, ai shprehet se disa persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com