“Plani i Rritjes, ambicioz”, komisioneri Varhely: Mund të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor
Plani i ri i Zhvillimit të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor do të nxisë dyfishimin e zhvillimit ekonomik të këtyre vendeve brenda dhjetë viteve.
Këtë e konfirmoi sot Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, në çelje të samitit të vendeve të Ballkanit në Tiranë dhe Bashkimit Europian, të mbajtur në Tiranë të enjten.
“Në fakt si plan është plan ambicioz”, shtoi ai. “Ne kemi gjysmën e kohës në dispozicion për ta vënë në zbatim. Duhet të vazhdonte deri në 2027, por kemi besim të plotë tek të gjitha vendet, që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani. Ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në dhjetë vitet e ardhshme. Pra dyfishimin e zhvillimit të ekonomive tuaja, pasi boshllëku i zhvillimit të vendeve tuaja është tashmë i konsiderueshëm, po flasim për vende që kanë 50% apo 30% të zhvillimit të mesatares së zhvillimit të vendeve të BE, në fund të këtij plani të zhvillimit do të ketë arritur tek 100% të këtij zhvillimi dhe ato vende që janë më pas tashmë, do të arrijnë 60% të këtij zhvillimi në krahasim me mesataren e BE”, tha Varhelyi.
“Pra, ajo që ju po shihni tani përpara, është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Është shumë e qartë dhe nga fjalët që tha Kryeministri, që tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit, e kanë në dorë dhe duan pronësinë e këtij plani. Na duhet që rajoni të ecë përpara me shpejtësi. Dhe nëse duam që rajoni të eci me shpejtësi, kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse do të zbatoni rregullat e BE. Nëse ju i pranoni të gjitha këto rregulla, dhe kështu mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm europian përpara se të bëheni anëtarë me të drejta të plota të BE”, bëri të ditur Varhelyi.
Në fund ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare financiare të jenë të shpejta në realizimin e financimit të këtij plani.
“Pjesa e tretë, është një dëshirë që e shpreh për partnerët tanë të institucioneve financiare, që përveç 30 mld eurove, ne kërkojmë që ju të na jepni dhe një 6 mld euro të tjera, që e sjell në fakt këtë në nivelin e fondeve strukturore të BE për vendet anëtare. Pra 19% e atyre që do të ofrohen në rajon, do të merren deri në vitin 2027. Por ama këto duhet të bëhen pjesë e ekonomisë, pasi bazohet tek ekonomitë e këtyre vendeve sigurisht. Dhe jo thjesht për trashëgiminë kulturore, për vendet e punës, rritjen ekonomike. Këto para do të arrihen vetëm nëse ju si institucione financiare të tregoheni të shpejtë, që do të thotë, BERZH, FMN..etj, duhet të përshpejtojnë punën, më shumë se çfarë jeni treguar më parë. Besoj se jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor dhe shumë të shpejtë të BE”, përfundoi Varhelyi.
Liderët e rajonit janë mbledhur këtë të enjte në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Fraksion.com