Lady Diana, historia e vërtetë e fotos ikonike në jaht
Ishte vera e saj e fundit, ajo që kaloi me pushime në Jonikal me familjen Al-Fayed. Diana, me një rrobabanjo të ngjyrë të gjelbër aqua, u përjetësua e ulur në jaht, duke parë horizontin blu. Një foto që u bë ikonike dhe që frymëzoi gjithashtu disa skena nga sezoni i gjashtë i ‘The Crown’.
Princeshë Diana ishte bërë mike me biznesmenin Mohamed Al-Fayed, kreun e Harrods: të dy ishin takuar në një ndeshje polo. Pas divorcit të saj nga Charles dhe përfundimit të marrëdhënies së saj me kardiologun Hasnat Khan, Mohamed Al-Fayed e ftoi atë të bashkohej me të dhe familjen e tij në një udhëtim në St.Tropez në jug të Francës. Pikërisht gjatë asaj feste me jaht, Diana u takua me Dodi Al Fayed dhe lidhja e tyre filloi.
Më 10 gusht, fotot e një puthjeje e bëra nga paparacët- në Sardenjë – mes Lady Dianës dhe Dodit u publikuan në ‘Sunday Mirror’. Fotografët u çmendën: punësuan gomone për t’u përpjekur dëshpërimisht për të shkrepur më shumë foto, të cilat shiteshin për çmime të larta (deri në një milion paund për foto).
Megjithatë, në dokumentarin ‘Sex & Power’, një paparazz pretendoi se historia e dashurisë ishte thjesht një farsë: “Një anëtar i ekuipazhit tha: “Ata nuk ndajnë të njëjtën dhomë gjumi, ai e quan atë zonjë, ai është tepër i respektueshëm”. Por sapo ai del, ajo përkulet dhe e puth dhe e përqafon”.
Nuk dihet e vërteta dhe nuk dihet se cili fotograf i ka bërë foton e Dianës në dërrasën e zhytjes së jahtit, por ai imazh i publikuar më 24 gusht, një javë para vdekjes së princeshës, do të mbetet në histori.
Fraksion.com