Vuçiç: Do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.
Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk pranon të vendosë sanksione për Rusinë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.
“Ne kemi disa propozime për deklaratën, do të shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë”, u tha Vuçiç gazetarëve.
Fraksion.com