“Të dashur miq”, Kuleba nga Tirana: Ukraina dhe Shqipëria dy vende në vlera të përbashkëta europiane. Bashkërendojmë ngushtë në rrugëtimin tonë në BE
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën që po zhvillohet në vendin tonë. Kuleba u prit nga homologu Igli Hasani, ndërsa në një deklaratë për mediat falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës.
“Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.
Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.”
Kuleba u ndal edhe tek mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa tha se Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.
Shqipëria dhe Ukraina, tha Kuleba, janë dy vende europianë dhe do bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian.
“Më kujtohet me mirënjohje të posaçme, mandati i Shqipërisë në KS në këto dy vite dhe mënyra se si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën dhe takimi në KS ku Rama kryesoi mbledhjen në mënyrë elokuente e efikase në 2023. Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë duhet të mbahet përgjegjësie për krimet e luftës, do donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar në regjistrin kombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukraine. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuara nga vlera të përbashkëta europiane. Ramë dakord që të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimit tonë europian”, tha Kuleba.
Të dashur miq, rroftë Ukraina!”
Fraksion.com