AktualitetPolitikëTë fundit

“Sot punoj në Tiranë”, Zelensky para takimit me Ramën: Në samit do të flasim për rrugën e përbashkët drejt qëllimit euroatlantik

Presidenti ukrainas Vlodimyr Zelensky i ka paraprirë takimit të përbashkët me kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në “X”, ku thekson se palët do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

“Sot punoj ne Tirane. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë.

Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit– shkruan Zelensky.

 

Fraksion.com