AktualitetPolitikëTë fundit

Hasani-Kuleba: Plani me 10 pika i presidentit Zelenski, mundësia më realiste për arritjen e paqes

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, përpara samitit Ukrainë – Evropa Juglindore që mbahet sot në Tiranë.

Gjatë një konference të përbashkët për mediet, Hasani tha se Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës.

Ministri tha se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë

“Plani me 10 pika i Presidentit Zelenski është mundësia më realiste për arritjen e paqes dhe bashkë me aleatë jemi të angazhuar për realizimin e Pikës 5”, tha kryediplomati shqiptar.

 

Fraksion.com