Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky
Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë.
Firmosja e traktatit u bë në Kryeministri, nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky.
Rama dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.
Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.
Fraksion.com