Përgjimet e SKY/ Shqiptari i vrarë në Tivar, pjesë e bandave malazeze
Anëtari i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë këtë mëngjes nga të shtënat me armë zjarri në Tivar.
Sipas medias vendase, “Vijesti”, viktima është Edmond Mustafa, por identiteti nuk është konfirmuar ende nga Policia. Kjo e fundit ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.
Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna. Bashkë me viktimën, sipas tyre ishte edhe një grua. Më pas, sulmuesi u largua me motorçikletë.
Edmond Mustafa sipas në dosjeve të policisë cilësohet si person i afërt me klanin e Skaljarit. Pak kohë më parë e njëjta media iu referua përgjimeve në SKY për të publikuar një histori sipas së cilës Mustafa ishte rrëmbyer dhe torturuar nga policia.
Sipas portalit “Vijesti”, në shkrimin me titull “Si e rrëmbyen Milloviç dhe Lazoviq Mustafën dhe i kërkuan të fajësonte partnerët” përshkruhet se rojet e sigurisë Ljubo Miloviq dhe Petar Lazoviq kanë rrëmbyer Edmond Mustafën në verën e vitit 2020 dhe më pas e kanë mbajtur për ditë të tëra në banesën e tyre në lagjen e qytetit të Podgoricës, duke e pyetur për të akuzuar disa anëtarë të bandës kriminale, për njëzet vrasje.
Sipas komunikimit telefonik me aplikacionin Sky, të cilit i referohet “Vijesti”, këtë e kanë bërë në marrëveshje me kreun e klanit kavakas, Radoj Zvicer, me, siç pretendojnë, ndihmën e një ish-kolegu – polici Zoran Stanoviq babai i vrasësit të dënuar të ukrainas Anastasija Lashmanova.
“Vijesti” konkludon se nga provat e siguruara nga hetuesit malazezë, rezulton edhe se Petar Lazoviq, i angazhuar në Sektorin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili drejtohej nga babai i tij Zoran Lazoviq, ka përdorur burimet e policisë për të lokalizuar dhe përgjuar Mustafën.
Në tekst thuhet se nga mesazhet e Lazoviqit të ri, mund të konstatohet edhe mbështetja e babait të tij, i cili në atë kohë ishte ndihmës drejtor i Administratës së Policisë.
Në tekst thuhet se në një nga bisedat, Millovici sugjeron që t’i hedhin një bombë në shtëpinë e Edmond Mustafës për ta shpejtuar eleminimin e tij.
Fraksion.com