AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha i kërkon SPAK-ut heqjen e masës së sigurisë

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së masës së sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Seanca do të shqyrtohet ditën e sotme në orën 15:00.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani. Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.

 

Fraksion.com