Life StyleTë fundit

“Më shkruante për 4-she”, Dario Doka: Jam gati të përballem me Meritonin

Artisti i njohur i makijazhit, Dario Doka, ka publikuar një seri postimesh në Instagram ku ka ngritur akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit. Në një nga postimet e tij, Doka ka shkruar: “Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.

Këto deklarata vijnë pasi Dario u shpreh i revoltuar me veprimet e Meritonit dhe Ilnisës, që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq për mungesën e madhe që ndjen për vajzën e saj të vogël.

Sot Fan Club në Top Channel ka kontaktuar me Darion në një lidhje telefonike i cili tha se është gati të përballet me Meritonin nëse ai do lidhur me këto deklarata.

Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private.

Stresi i ftuar në Fan Club tha se e beson Darion: “E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”.

 

Fraksion.com