AktualitetTë fundit

47-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit të Traumës dhe humb jetën

Një 47-vjeçar është hedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës mëngjesin e sotëm. Siç njofton policia 47-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia thotë se ai ishte paraqitur te Trauma për ndihmë mjekësore më datë 24 shkurt, pasi ishte vetëplagosur me thikë në Tepelenë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.”, njofton policia/

 

Fraksion.com